Sport

'Shqiptarizohet' Southampton, jo vetëm Broja, klubi anglez synon lojtarin e Kombëtares

Southampton interesohet për Thomas Strakosha-n. Ky është lajmi që është publikuar nga 'Corriere dello Sport'. Portieri shqiptar do të largohet në fund të sezonit nga Lazio me parametra zero.

17 Maj 2022, 20:33 Nga DOSJA

'Shqiptarizohet' Southampton, jo vetëm Broja, klubi anglez synon

ANGLI- Southampton interesohet për Thomas Strakosha-n. Ky është lajmi që është publikuar nga 'Corriere dello Sport'. Portieri shqiptar do të largohet në fund të sezonit nga Lazio me parametra zero.

Klubi ishullor ka informuar gjithashtu se nuk do të rinovojë kontratën me portierin Fraser Forster dhe kjo është një mundësi ideale për gardianin shqiptar që të marrë një fanellë titullari.

Ish-trajneri i të rinjve të Lazios, Alberto Bollini, ka folur me elozhe për shqiptarin. Southampton ishte pranë firmës me Strakoshën verën e kaluar, por Lazio kërkoi 20 milionë euro për shërbimet e tij.

E.Ç (Dosja.al)

394571 67766

Sondazh

Poll