Sport

Goditjet për t’u kthyer shpejt në majë, Juve bllokon Perisic dhe Di Marian (situata me Pogba-n)

Juventus ka mbyllur një cikël dhe po përgatitet të hapë një tjetër. Pas sezonit zhgënjyes që u mbyll me zero tituj, Zonja e Vjetër tashmë është aktive në merkato për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

17 Maj 2022, 17:04 Nga DOSJA

Goditjet për t’u kthyer shpejt në majë, Juve bllokon

ITALI- Juventus ka mbyllur një cikël dhe po përgatitet të hapë një tjetër. Pas sezonit zhgënjyes që u mbyll me zero tituj, Zonja e Vjetër tashmë është aktive në merkato për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Sipas Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë bllokuar Di Marian dhe Perisic, të dy lojtarëve iu ka skaduar kontratat me PSG dhe Inter.

Sa i përket sulmuiesit argjentinas Juve vendosi t'i ofronte lojtarit një kontratë dy-vjeçare me 7 milionë plus bonuset. Fjala e fundit i takon argjentinasit. Perisic, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur të rivalizojnë "sy për sy". Marotta mund të transferojë Dybala-n, ndërsa bardhezinjtë do të tentojnë kroatin. Mësohet se Juventus ka arritur marrëveshjen.

Drejtuesit i kanë ofruar një kontratë 3-vjeçare me 6 milionë euro në sezon (të njëjtën shumë që Perisic i kishte kërkuar Interit duke marrë një jo). Dje në Torino, drejtuesit e Juventusit takuan Rafaela Pimenta, agjenten e Paul Pogba-s. Juve ka ofruar një pagë 7 milionë + bonus.

E.Ç (Dosja.al)

356729 10924

Sondazh

Poll