Politike

Presidenti/ Alibeaj: Nesër të vijë kushdo që dëshiron të konsultohet, rregullat vijnë para emrave, s’e kam me nxitim si Balla

Alibeaj tha se nuk heq dorë nga drafti i tij.

17 Maj 2022, 18:46 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj: Nesër të vijë kushdo që dëshiron
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë emër për President. Në një deklaratë për mediat, pas takimit që pati me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Alibeaj tha se nuk heq dorë nga drafti i tij. Ai shtoi se Opozita ka të drejtën e propozimit.

Pjesë nga prononcimi:

Enkelejd Alibeaj: Besoj e keni lexuar draftin tim, është i logjikshëm.

Pyetje: Do të keni një takim me deputetët?

Enkelejd Alibeaj: E kupova, jo sallë është e hapur për këdo që dëshiron të vijë e të diskutojë në sy të të gjithë publikut atë që duam të diskutojmë për Presidentin.

Pyetje: A i keni 20 firmat për Presidentin?

Enkelejd Alibeaj: Unë kam durim të diskutojmë gjithçka hap pas hapi, e kuptoj që Blla dëshiron të ecë shpejt e shpejt, por kushtetuta thotë që në tre raundet e para duhet 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat e para pastaj emrat. E kemi thënë që ta kemi ne propozimin.

Pyetje: Pra i keni 20 vota?

Enkelejd Alibeaj: Ta lëmë ta shohim? Rendja e emrave pa pasur rregulla e bën procesin më pak serioz. A është serioze në atë që ka thënë maxhoranca deri më tani? E shohim nesër.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll