Përplasja në PD/ Apeli thirrje: Politika të mos ndërhyjë, i papranueshëm çdo intimidim
Gjykata e Apelit Tiranë shton se është e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar.
TIRANË- Gjykata e Apelit u ka bërë thirrje palëve politke që të mos ndërhyjnë ndërkohë që po shqyrtojnë përplasjen në Partinë Demokratike. Në një njoftim për mediat, Apeli shkruan se roli i partive politike me rëndësi për shoqërinë, por po aq i rëndësishëm është dhe autoriteti i pushtetit gjyqësor. Gjykata e Apelit Tiranë shton se është e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar dhe se konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.
Njoftimi për median:
Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, kryesisht ato të lirisë së shprehjes dhe mendimit, sjell në vëmendje të opinionit publik se ato duhet të ushtrohen në respekt të të drejtave po aq themelore, që konkurrojnë me to. Gjykata është e vetëdijshme për rolin e partive politike në një shoqëri demokratike, ndaj çdo debat publik mbi organizimin, mbarëvajtjen dhe ushtrimin e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë, mbart në vetvete çështje të interesit publik. Nga ana tjetër, po aq i rëndësishëm në një shtet të së drejtës është respektimi nga cilido i pavarësisë, autoritetit, legjitimitetit të pushtetit gjyqësor, si dhe shmangia e deklarimeve apo sulmeve që cenojnë besimin e publikut te trupa gjyqësore. Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.
Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar. Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta.
Sot në mesditë u hodh shorti. Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Tashmë u takon të zgjedhurve me shirt nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Dështimi i raundt të parë, REL: Shqipëria në kërkim të konsensusit për presidentin e ri
Kuvendi i Shqiperise Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të ve...
Përplasja në PD/ Ankimimi i Alibeajt, caktohet treshja e gjyqtarëve që shqyrton kërkesën e Kasos
Gjykata e Tiranës TIRANË- Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtua...
VD-Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është shprehur se investime strategjike nga investitorët strat...
Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri: Dje takova Ramën, mora garancinë për mbështetje në NATO
Elsa Hastad TIRANË- Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad deklaroi ditën e sotme se ka marrë përgjigje pozitive nga kryeministri Edi ...
Lobim 700 mijë $ në SHBA? Meta: Mashtrim, isha me Petrit Vasilin! Pas 24 korrikut shkoj në SPAK
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austri...
VD-Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat, ka folur në lidhje me një bashkëpunim t&eu...
VD-Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është ai nëse ai do t’i bashkohet opozitës dhe Komisionit të Rithemelimit. Meta ka paralajm&e...
VD-Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake se ka paguar 700 mijë euro për një foto m...
VD-"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik
Foto ilustruese TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot marrëveshjen e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Ba...
VD-'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u takua në Ndroq me një nga demokratët që sipas tij ishte shumë i mërzitur. Rama ...
