Politike

Lobim 700 mijë $ në SHBA? Meta: Mashtrim, isha me Petrit Vasilin! Pas 24 korrikut shkoj në SPAK

Në një konferencë për mediat, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

17 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA

 

Lobim 700 mijë $ në SHBA? Meta: Mashtrim, isha me Petrit Vasilin! Pas
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’, e cila denonconte se kreu i shtetit ka paguar 700,000 mijë dollarë për të shkrepur një foto me presidentin Donald Trump. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kishte shkuar me ftesë si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se do të përballej në gjyq me median austriake e se për këtë gjë kishte njoftuar edhe ambasadorët respektivë në të dy vendet.

Sa i përket thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuat, SPAK, Meta tha se nuk e ka problem që të bëhet subjekt hetimi. Po ashtu, Meta tha se i ka ‘armët më të forta’, duke përmendur të vërtetën dhe provat, ndërsa shtoi se bashkë me të dhe Sali Berishën, edhe Rama që kërkon t’i hetojnë duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që sipas tij, janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit, një prej të cilëve pretendons e është edhe ai i gazetës austriake.

Për rikthimin e tij në politikën aktive, Meta i renditi kushtin e bashkëpunimit edhe Sali Berishës, por edhe Edi Ramës, i cili me shumë gjasë do të jetë aleati kryesor i tij pas 24 korrikut. Kushti: Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum.

Ndërsa, presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, duke e cilësuar si ditën më të errët të pluralizmit në Shqipëri. Po ashtu, shtoi se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve, or edhe shembja e Teatrit Kombëtar që sot shënon 2-vjetorin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll