Bota

Greqia rikthen operacionin 'Fshesa', 129 pa leje qëndrimi do të dëbohen nga vendi

Janë kontrolluar 442 persona mes tyre 129 të huaj, të cilëve u mungonin dokumentet e nevojshme për qëndrim në Greqi dhe janë dërguar në polici.

16 Maj 2022, 18:06 Nga DOSJA
Greqia rikthen operacionin 'Fshesa', 129 pa leje qëndrimi do
Aksioni ne Greqi

GREQI- Në kuadër të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes Civile në Greqi, Takis Theodorikakos, për të vijuar me intensitet të pandërprerë operacionet speciale në qendër të Athinës, një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në sheshin Omonia.

Sipas mediave greke, janë kontrolluar 442 persona mes tyre 129 të huaj, të cilëve u mungonin dokumentet e nevojshme për qëndrim në Greqi dhe janë dërguar në polici në pritje të kthimit në vendet e tyre.

Po intensifikojmë operacionet speciale të policisë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive të policisë greke, si në qendër ashtu edhe në lagjet e Athinës dhe Selanikut. Synimi ynë është të trajtojmë emigracionin e paligjshëm, trafikun dhe, natyrisht, drogën. "Kjo është mënyra për të rritur në mënyrë të qëndrueshme ndjenjën e sigurisë së njerëzve."-tha minsitri.

Operacionet policore do të vijojnë, në kuadër të planit special operacional, në zona të ndryshme të Atikës dhe Selanikut.

Në operacion u përfshinë 147 oficerë policie nga Shërbime të ndryshme (Drejtoria e të Huajve të Atikës, Drejtoria e Policisë Athinë/Nëndrejtoria e Patrullave, Drejtoria e Sigurisë së Atikës/OPKE, DRASI, Drejtoria e Veprimit të Menjëhershëm Atikë, Drejtoria e Trafikut Atikë, Drejtoria e Operacioneve të Policisë Forcat e Sigurisë Ajrore) me qëllim luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme në qendër të qytetit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll