Bota

'Më duhet pak tekila për gjurin', Papa zbulonh 'ilaçin' që i lehtëson dhimbjet

Biseda u filmua nga një prej priftërinjve meksikanë të mërkurën e kaluar dhe u postua në TikTok, duke bërë që ajo të bëhej virale.

16 Maj 2022, 17:52 Nga DOSJA
'Më duhet pak tekila për gjurin', Papa zbulonh
Papa Francesku

VATIKAN- Papa Françesku duket se ka gjetur "ilaçin" për dhimbjen e këmbës, e cila e ka detyruar të anulojë shumë nga aktivitetet e tij të fundit. Siç rrëfeu ai para priftërinjve meksikanë të cilët e pyetën për shëndetin e tij, "ajo që i duhet këmbës sime është pak tekila".

Biseda u filmua nga një prej priftërinjve meksikanë të mërkurën e kaluar dhe u postua në TikTok, duke bërë që ajo të bëhej virale.

"Si është gjuri juaj?"- e pyet një nga priftërinjtë. "Është shumë kapriçioz," - tha papa, duke iu referuar problemit që e detyroi të paraqitej në një karrige me rrota për herë të parë në fillim të majit dhe të shtynte një udhëtim në Liban.

Ndërkohë pasi e falenderoi papën për vizitën e tij pavarësisht problemeve shëndetësore, prifti e pyeti papën për këshilla për priftërinjtë e ardhëm.

A e di çfarë më duhet për këmbën time? Pak tequila”-u përgjigj Papa teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura. 

"Nëse do të vijmë ndonjëherë në Santa Marta, do t'ju sjellim një shishe," premtuan meksikanët, duke iu referuar një vizite në rezidencën e Papës në Vatikan.

Kjo nuk është hera e parë që Papa bën shaka për problemet e tij shëndetësore, veçanërisht për gjurin e djathtë. Në janar, ai u tha besimtarëve se thonë se kjo u ndodh vetëm të moshuarve dhe nuk e kuptoj pse më ka ndodhur mua.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll