Bota

Para takimit të ministrave, Borell: Ballkani Perëndimor dhe procesi i anëtarësimit në BE janë të rëndësishëm

Borel shtoi se ministrat evropianë do të bisedojnë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitry Kuleb, përmes video-konferencës.

16 Maj 2022, 16:15 Nga DOSJA
Para takimit të ministrave, Borell: Ballkani Perëndimor dhe procesi i
Josep Borrell

GJERMANI- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se me takimin e sotëm me ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja dëshiron të tregojë se sa i rëndësishëm është rajoni dhe procesi i anëtarësimit për të.

Kam pasur një takim me ta disa ditë më parë këtu në Bruksel, dhe sot ata do të ulen në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar me ne situatën në Ballkanin Perëndimor, shumë i prekur nga kriza ekonomike”, tha Borrell para takimit. 

Borel shtoi se ministrat evropianë do të bisedojnë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitry Kuleba, përmes video-konferencës.

"Ukrainasit vazhdojnë të kenë rezistencë shumë të ashpër dhe ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë armët e rezistencës," tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Borel tha se BE-ja mbështet fuqishëm Finlandën dhe Suedinë, të cilat po përpiqen të anëtarësohen në NATO.

Ai tha se Ministrja e Punëve të Jashtme suedeze, Anne Linde, e informoi atë se procesi ka filluar, se ai do të informojë Mbretin dhe se ka mbështetje të fortë për këtë vendim brenda shoqërisë suedeze dhe spektrit politik suedez”.

Pra, mendoj se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta mbështesin këtë vendim dhe shpresoj se do të mund ta kapërcejmë kundërshtimin e disa anëtarëve të NATO-s”, shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll