Bota

Kundërshtimi i Turqisë, ministrat e jashtëm suedez dhe finlandez do të udhëtojnë drejt Ankarasë

Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde dhe ministri i Jashtëm finlandez Peka Haavisto do të takohen me homologun e tyre turk Mevlüt Çavusololulu në kryeqytetin turk.

16 Maj 2022, 17:59 Nga DOSJA
Kundërshtimi i Turqisë, ministrat e jashtëm suedez dhe finlandez
Mevlut Çavusoglu

TURQI-Ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës planifikojnë të udhëtojnë në Turqi së shpejti për të zhvilluar bisedime që synojnë tejkalimin e kundërshtimeve të Ankarasë ndaj anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO.

Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde dhe ministri i Jashtëm finlandez Peka Haavisto do të takohen me homologun e tyre turk Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin turk.

Turqia thotë se dëshiron që vendet nordike të ndalojnë mbështetjen e grupeve militante kurde të pranishme në territoret e tyre dhe të heqin ndalimet për shitjen e armëve të caktuara në Turqi.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Turqia nuk do të bllokojë pranimin e Finlandës dhe Suedisë.

Çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin e 30 anëtarëve të aleancës dhe parlamenteve të tyre, por diplomatët thonë se Erdoganit do t'i bëhet presion që të tërhiqet pasi Finlanda dhe Suedia forcojnë ndjeshëm NATO-n në Detin Baltik.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll