Bota

'Nuk mund të eci', komandantët rusë vrasin ushtarët e tyre të plagosur në Ukrainë

Daily Mail ka postuar një video në faqen e saj të internetit ku ushtarët rusë akuzojnë një nënkolonel se ka qëlluar disa ushtarë teksa ishin shtrirë të plagosur.

16 Maj 2022, 17:27 Nga DOSJA
'Nuk mund të eci', komandantët rusë vrasin
Ushtaret rus

UKRAINË- Komandantët rusë vrasin gjakftohtësisht ushtarët e tyre të plagosur në vend që t'u japin ndihmën e parë, kanë zbuluar robërit e kapur rusë.

Daily Mail ka postuar një video në faqen e saj të internetit ku ushtarët rusë akuzojnë një nënkolonel se ka qëlluar disa ushtarë teksa ishin shtrirë të plagosur.

Raporti gjithashtu pretendon se komandanti pyeti një ushtar rus nëse mund të ecte dhe kur ai tha jo, ai nuk hezitoi ta vriste. Në një video të regjistruar nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin për rrjetin Open Media Ukraine, ushtarët e rinj rusë duket se akuzojnë komandantët e tyre për vrasjen e të plagosurve të tyre.

 "Komandantët rusë vrasin ushtarët e plagosur. Ishte një i ri që kishte mbetur i plagosur. Ai ishte shtrirë në tokë. Ai e pyeti nëse mund të ecte dhe kur i tha 'jo' ai e qëlloi me armë” ,-tha një nga ushtarët.

Një tjetër ushtar tha në video se ky nuk ishte rasti i vetëm pasinënkoloneli shkoi diku tjetër ku ishte një tjetër i plagosur dhe bëri të njëjtin veprim.

"Nënkoloneli rus qëlloi katër ose pesë ushtarë në këtë mënyrë. Ata mund të kishin shpëtuar  nëse i jepej ndihma mjekësore. Ai vetëm i qëlloi dhe i vrau”.-tha një ushtar i tretë.

Sipas botimit britanik, nga video nuk është e qartë se në cilën zonë të Ukrainës komandanti rus qëlloi ushtarët e plagosur. Është gjithashtu e paqartë se ku mbahen robër rusët që shfaqen në video ose në cilën njësi kanë shërbyer.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll