Bota

'Është mbuluar nga reja', predhat ruse godasin objektet ku ruhej nitrati i amonit në Kharkov

Postimi u shoqërua me një foto që tregonte një re mbresëlënëse portokalli që ngrihej mbi fusha.

16 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
'Është mbuluar nga reja', predhat ruse godasin objektet ku
Lutfa ne Ukraine

UKRAINË- Një magazinë që përmbante sasi të nitratit të amonit u godit nga një sulm rus në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës, thanë autoritetet lokale.

"“Një predhë ruse goditi një magazinë në rajonin e Kharkivit, ku, sipas raporteve fillestare, kishte nitrat amoniumi. Reja mund të jetë e frikshme, por nuk ka nevojë për panik ”- tha guvernatori i provincës fqinje Donetsk. 

Postimi u shoqërua me një foto që tregonte një re mbresëlënëse portokalli që ngrihej mbi fusha.

Nitrati i amonit, një substancë që ishte përgjegjëse për shpërthimet katastrofike që rrafshuan portin e Bejrutit në gusht 2020, përdoret kryesisht si pleh azoti, por edhe për prodhimin e eksplozivëve.

Ukraina njoftoi më herët se forcat e saj kishin zmbrapsur trupat ruse në rajonin e Kharkiv dhe rifituan kontrollin e një pjese të kufirit me Rusinë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll