Bota

Suedia vendos zyrtarisht të kërkojë anëtarësimin në NATO,Anderson: Vendimi më i mirë për sigurinë

Vendimi i Suedisë konsiderohet historik dhe i jep fund regjimit dhjetëvjeçar, pavarësisht paralajmërimeve nga Vladimir Putin se Rusia do të reagojë nëse infrastruktura ushtarake zhvillohet në Finlandë dhe Suedi.

16 Maj 2022, 15:35 Nga DOSJA
Suedia vendos zyrtarisht të kërkojë anëtarësimin
Magdalena Anderson

SUEDI-Qeveria suedeze ka vendosur zyrtarisht të aplikojë për anëtarësimin e vendit në NATO, duke i dhënë fund regjimit të neutralitetit, pas vendimit përkatës të Finlandës, bëri të ditur kryeministrja e vendit Magdalena Anderson.

Vendimi i Suedisë konsiderohet historik dhe i jep fund regjimit dhjetëvjeçar, pavarësisht paralajmërimeve nga Vladimir Putin se Rusia do të reagojë nëse infrastruktura ushtarake zhvillohet në Finlandë dhe Suedi.

Sipas kryeministres suedeze, procesi i anëtarësimit nuk duhet të zgjasë më shumë se një vit.

Ka një shumicë të madhe në parlamentin suedez që vendi të anëtarësohet në NATO. Është më e mira për sigurinë e Suedisë. Ne do të informojmë NATO-n se duam t'i bashkohemi aleancës."-tha ajo.

Gjatë parlamentit suedez (Riksdagen) nga tetë partitë, vetëm dy fraksione të vogla të së majtës kundërshtuan pranimin e vendit në Aleancën Euro-Atlantike.

(D.a.dosja.al)

Sondazh

Poll