Bota

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Putin: Nuk kemi gjë me to por zgjerimi është problem

Presidenti rus, duke folur në Moskë në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia (CSTO), tha se zgjerimi i NATO-s ishte një problem për Rusinë dhe se ajo duhet të shikojë nga afër ato që ai tha se ishin planet e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA për të rritur ndikimin e saj global.

16 Maj 2022, 15:11 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Putin: Nuk
Putin

RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të kërkonte një reagim nga Moska, pasi vendet nordike po i afrohen anëtarësimit në NATO.

Presidenti rus, duke folur në Moskë në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia (CSTO), tha se zgjerimi i NATO-s ishte një problem për Rusinë dhe se ajo duhet të shikojë nga afër ato që ai tha se ishin planet e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA për të rritur ndikimin e saj global.

Veçanërisht, retorika e tij nuk përmbante ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për asnjërin komb dhe ishte më pak agresive sesa mund të pritej duke pasur parasysh dënimet e tij të shpeshta ndaj NATO-s dhe pretendimet se ajo përfaqëson një kërcënim për vendin e tij.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll