Bota

Rusia paralajmëron vendet nordike për "pasoja të rënda" nëse anëtarësohen në NATO

Pranimi i Finlandës në NATO, i cili ka të ngjarë të marrë muaj për t’u finalizuar,do ta sillte aleancën amerikano-ushtarake në pragun e Rusisë, pasi të dy vendet ndajnë një kufi prej 1335 kilometrash. 

16 Maj 2022, 14:53 Nga DOSJA
Rusia paralajmëron vendet nordike për "pasoja të
Sergei Ryabkov

RUSI-Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një "gabim" me pasoja të rënda, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. 

"Ata nuk duhet të kenë asnjë iluzion se ne thjesht do ta durojmë këtë," tha Ryabkov, sipas TASS, duke e quajtur vendimin nga të dy shtetet, "një tjetër gabim serioz me pasoja të gjera".  

Pranimi i Finlandës në NATO, i cili ka të ngjarë të marrë muaj për t’u finalizuar,do ta sillte aleancën amerikano-ushtarake në pragun e Rusisë, pasi të dy vendet ndajnë një kufi prej 1335 kilometrash. 

Fakti që siguria e Suedisë, si ajo e Finlandës, nuk do të forcohet si rezultat i këtij vendimi, është plotësisht i qartë për ne. Niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet dhe do të ketë më pak parashikueshmëri në këtë fushë. Është për të ardhur keq që arsyeja e shëndoshë po sakrifikohet për disa ide fantazmë se çfarë duhet bërë në situatën aktuale."-shtoi ai.

Të dielën, qeveria e Finlandës sinjalizoi synimin e saj për t'u bashkuar me NATO-n, duke lënë pas dekada neutraliteti dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje, ndërsa vendi nordik përpiqet të forcojë sigurinë e tij në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Partia në pushtet e Suedisë tha më vonë se do të mbështesë gjithashtu bashkimin me aleancën.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll