"Meta aferë 700 mijë $"/ Presidenca: Shpifje! Po bëjmë gati padi për median austriake
Presidenca i konsideron si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara të gjitha të dhënat që ka publikuar media e huaj.
TIRANË- Presidenca ka reaguar për herë të parë pas akuzave të publikuara sot në gazetën më të madhe të Austrisë për Ilir Metën, ku pretendohet se ka lobuar për 700 mijë dollarë në SHBA. Me anë të zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushit, Presidenca i konsideron si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara të gjitha të dhënat që ka publikuar media e huaj. Madje paralajmëron edhe padi për median e huaj, e cila sipas tyre ka shpifur.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh. Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjësuese, që në prill të vitit 2018. Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake. Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore,”- shkruan Blushi.
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
16 maj 2022
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh. Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018. Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.
Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore. Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë. Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.
Sot, gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Meta. Në artikullin e publikuar zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptar” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Po ashtu në artikull, flitet për një informator, i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Evi Kokalari: Pompeo erdhi në Shqipëri, mori në këmbim shume të majme parash
Mike Pompeo TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër t&eu...
VD-PARALAJMËRIMI, Rama: Bizneset të deklarojnë pagat, në të kundërt do ndëshkohen
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi sot bizneset që të vetërregullohen sa i takon deklarimit të pagav...
VD-Ibrahimaj: Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, do ketë ndryshime
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se nga 1 Qershori do të hyjë ...
VD-'Ka efekt vetërregullues'/ Rama: Do pyesim shqiptarët nëse duan t'i bëjnë publike pagat
TIRANË- Qytetarët shqiptarë mund të bëjnë publike pagat e tyre. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë komuniki...
VD-Paralajmërimi i Ramës: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës
Edi Rama: S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpia e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e...
VD-“Ka patur edhe ngërçe”/ Alibeaj: Ka njerëz që kanë humbur busullën, duan t'i tregojnë rrugën SHBA
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se SHBA dhe PD kanë pasur gjithmon&eum...
Gazeta austriake: Afera 700.000$ e Ilir Metës. Ai që zbuloi faktet kërcënohet me jetë
Foto ilustruese TIRANË- Gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Me...
VD-Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, Pompeo: Është e shkëlqyer, më bëni ftesë kur të kemi 125 vjetorin
TIRANË- Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë jan...
VD-100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Ka një lidhje të pathyeshme mes nesh
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një lidhje të pathyeshme. Gjatë e...
Presidenti/ ‘Digjet’ raundi 1! Alibeaj: Proces farsë e hipokrit! Mediu: Opozita të gjejë konsensus
Pamje nga Komisioni i Ligjeve TIRANË- Kandidat për president në raundin e parë nuk ka! Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni i...
