Prag-tragjedia tek 'Nënë Tereza', policia procedon teknikun e administratorin: Defekt
Janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza” që gati shkaktoi një tragjedi. Në njoftim bëhet me dije se janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit: - E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori; - A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin "Nënë Tereza", në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mbrëmë, rreth orës 23:00, infermieri dhe një paciente, kanë mbetur të lënduar pas një defekti që ka ndodhur në ashensorin e spitalin ‘Nënë Tereza’. 80-vjeçarja dhe infermieri kanë pësuar dëme të mëdha. Dosja.al publikoi edhe pamje nga ngjarja e rëndë ku shihej një pellg i madh me gjak brenda ashensorit.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica
Petrit Bica TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura ng...
U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës
TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste është shprehur se me personin që e plagosi sot është konflikt...
Bashkëpunëtorja/ Tentoi të grabiste vilën, Tedi Neziri ia mori çelësin pastrueses
Foto Ilustruese TIRANË- Tedi Neziri, i riu që tentoi të grabiste një vilë në zonën e “Kopshtit Botanik” n&eu...
Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, i riu futet kundravajtje e përplaset me kamionin
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit RRËSHEN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. M&e...
Aksident në Lezhë, plagosen 3 persona, njëri ndërron jetë në spital
Aksidenti në Lezhë LEZHË- Aksident me vdekje në Rrilë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Lezh&...
Vrasja e Alket Muhos në 2018 në Memaliaj, Apeli i shton dënimin E'them e Dino Muhos
TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u s...
"Rama mos të luajë me Dibrën..."/ Ndërtimi i Skavicës, banorët në protestë: Zhduken 35 fshatra të Dibrës
Proteste ne Diber DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të...
KLP/ Olsian Çela: Gjyqtari i seancës paraprake është si 'Zot, ta rishikojmë!
Foto nga takimi i sotëm TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të P...
Prej muajsh dërgonte raporte mjekësore, gjyqtarja e “Tik-Tok” del përpara trupës gjykuese të KPK
Enkelejda Kapedani TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pav...
Pas incidentit në QSUT dhe në Vlorë/ Zjarr në ashensorin e një pallati në Tiranë
Policia TIRANË- Sërish zjarr në ashensor. Tashmë zjarri ka përfshirë ashensorin e pallatit në një kompleks pallate...
