Aktualitet

"Rama mos të luajë me Dibrën..."/ Ndërtimi i Skavicës, banorët në protestë: Zhduken 35 fshatra të Dibrës

Banorët shprehen se mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

16 Maj 2022, 12:00 Nga DOSJA
"Rama mos të luajë me Dibrën..."/ Ndërtimi i
Proteste ne Diber

DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të Skavicës. Ata kanë kundërshtuar projektin që gllabëron mijëra hektarë tokë dhe zhduk 35 fshatra. Banorët u kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut që të kundërshtojnë projektin, duke i paralajmëruar për përballjen me pasoja.

Sipas tyre, mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore. Protestuesit kanë paralajmëruar deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin. 

“Mos luaj me Dibrën se do luash me veten. Mos luaj me gjakun e të parëve tonë se do përfundosh atje ku nuk e mendon. Hajde e fol me popull se nuk mund ta bësh në këtë mënyrë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD e të PS që janë dibranë, të vijnë këtu. Nuk jemi ne ata që na marrin nëpër këmbë dhe na frikësojnë. U bëjmë thirrje qeverisë të vijnë këtu ose ndryshe do bllokojmë çdo rrugë. Përmbyten 35 fshatra. Boll e ke plaçkitur Shqipërisë”, tha njëri prej protestuesve.

(a.b)/dosja.al

 

Sondazh

Poll