PRAG-TRAGJEDI në QSUT/Bie ashensori, plagosen rëndë infermieri dhe pacientja (Pamjet)
Bie ashensori tek QSUT dhe dëmtohet një pjesëtar i stafit dhe një paciente. Sipas informacioneve të deritanishme, të dy janë të dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
TIRANË- Një tragjedi mund të ishte shënuar mbëmjen e kaluar brenda ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”. Barrelmbajtësi dhe një paciente, kanë mbetur të lënduar pas një defekti që ka ndodhur në ashensorin e spitalin ‘Nënë Tereza’. Rreth orës 23:30, barrelmbajtësi, i identifikuar me inicialet K.D, ishte duke transportuar me pacienten V. C., duke përdorur ashensorin. Por për shkak të një defekti janë bllokuar brenda një nga katër ashensorëve të QSUT, i cili nga kati 0, ka përfunduar një më poshtë në “-1”.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit dhe nxjerrja gjallë dhe në kohë e të dy personave që mbetën në ashensor. Sipas informacioneve të deritanishme, të dy janë të dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndryshe nga njoftimi i policisë së Tiranës, se në ashensor ishte vetëm barrelisti dhe pacientja 80-vjeçare, Qendra Spitalore Universitare thotë se pacientja shoqërohej edhe nga infermierja. Por deri më tani të dhënat janë kontradiktore dhe të paqarta.
Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet qartë dëmi që është shkaktuar nga rrëzimi i ashensorit. Thuajse gjysma e barrelës ka mbetur jashtë ashensorit, duke i lënduar këmbët të moshuarës. Ndërsa poshtë në pllaka vihet re sasia e madhe e gjakut që “larë” dyshemenë e spitalit.

E moshuara është në gjendje tepër e rëndë, e ndodhet në reaminacionin e QSUT pasi për shkak të gjendjes nuk mund të lëvizë nga aty. Mjekët synojnë ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Sanatorium pasi ka dëmtime të shumta në mushkëri, por edhe në kokë e këmbë tashmë. Kurse barrelisti duket të jetë disi më stabël, megjithëse edhe për të dëmtimet nuk kanë qenë të lehta.
Deri më tani, Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza”, duke bërë me dije se janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë. “Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, duke shtuar me kohën edhe shërbime të tjera. Vetëm për këtë tender, për 24 muaj që duhet të japin shërbime kanë marrë 24 mln lekë. Por as për të hapur dyert e ashensorit nuk ishin në vendin e ngjarjes dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësave.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Mallkimi vazhdon! Aksidentohet autobusi i Kombinatit, përplaset me koshin e mbeturinave
Autobusi i Kombinatit TIRANË- Aksidentohet sërish një autobus në Tiranë. Kësaj herë "mallkimi" ka kapur edhe mjetet e tj...
Incidenti në QSUT me ashensorin, shoqërohet në komisariat tekniku
Komisariat TIRANË- Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontra...
10 të arrestuar në Tiranë, 42-vjeçari vjedh dritaret e një banese
Policia e Tiranës TIRANË- 10 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa 1 tjetër &e...
'Lejoi hapjen e kafenesë mbi rrënojat e Akropolit', Tare: Kujt Kumbaro t'i besojmë?
Auron Tare TIRANË- Historiani Auron Tare ka ngritur një pyetje! Teksa ndan një intervistë të fundit të dhënë nga mi...
Vajza nuk iu është kthyer në banesë, babai kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Njoftimi i policisë: Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk ë...
Sherr në Mamurras, 31-vjeçari dhunon 3 persona
Policia TIRANË- Një person ka dhunuar tre të tjerë në Mamurras. Policia informon se autori është vënë në ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 16 Maj 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore detaje ...
Atentati ndaj Preçit/ Filmohet nga kamerat mjeti i autorëve, pista kryesore: Pazaret e drogës
LEZHË- Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të dr...
Incidenti me ashensorin, QSUT: Presim ekspertizën, pacientja me tromboemboli pulmonare
Ashensori TIRANË- Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka dalë me një deklaratë publike, pas incidentit që n...
Aksident në Yzberisht/ Qytetari përplaset nga makina, kalimtari i fshin gjakun tek krahu
Aksident TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht. Nj&...


