Aktualitet

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, i riu futet kundravajtje e përplaset me kamionin

I riu ka parakaluar me shpejtësi rreshtin e makinave në rrugë e për pasojë është përplasur me një kamion.

16 Maj 2022, 15:57 Nga DOSJA
Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, i riu futet kundravajtje e
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit

RRËSHEN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se këtë herë, aksidenti ka ndidhur në Rrugën e Kombit, këtë mesditë.

I riu që po udhëtonte në “Rrugën e Kombit” në afërsi të Rrëshenit, ka parakaluar me shpejtësi rreshtin e makinave në rrugë e për pasojë është përplasur me një kamion.

I riu ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vedin e ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll