Aktualitet

U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës

Kërtusha është shprehur se debati mes tyre ka nisur për çështje pronash.

16 Maj 2022, 16:16 Nga DOSJA
U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit

TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste është shprehur se me personin që e plagosi sot është konfliktuar edhe një më parë. Në dëshminë e dhënë para uniformave nga Spitali i Traumës, Kërtusha është shprehur se debati mes tyre ka nisur për çështje pronash.

"Po rrija në lokal kur erdhi dhe më qëlloi. Sherri ka nisur para një muaji për çështje pronash. E pashë që u fut brenda në lokal por nuk prisja që të më qëllonte,"- tha Kërtusha.

Kërtusha u qëllua me armë teksa ndodhej këtë mesditë në lokalin e reperit Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Ai ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë në momentin që është qëlluar. Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll