Aktualitet

Vrasja e Alket Muhos në 2018 në Memaliaj, Apeli i shton dënimin E'them e Dino Muhos

Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy të akuzuarve kanë kërkuar rrëzimin e akuzave me pretendimin se ishin të pafajshëm, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e gjykatësit.

16 Maj 2022, 15:37 Nga DOSJA

Vrasja e Alket Muhos në 2018 në Memaliaj, Apeli i shton dënimin

TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018. Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy të akuzuarve kanë kërkuar rrëzimin e akuzave me pretendimin se ishin të pafajshëm, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e gjykatësit.

Kështu që sot, Dino Muho u dënua me 19 vite burg, nga 17 që u dënua në shkallën e parë; ndërsa babai i tij, është dënuar me 22 vite për E’them Muhon nga 20 vjet që ishte dënuar më parë. Më të marrë dënimin, të dy janë vënë në pranga, pasi gjatë hetimeve dy të dënuarit qëndronin në "arrest shtëpie" për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit.

Si ndodhi vrasja mes të afërmve që tronditi Memaliajn?

Në 2016, babë e bir, E'them dhe Dino Muho kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën, Alket Muho, duke e akuzuar se tokat që kishte marrë nuk ishin tijat.   E'them Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokën me ligjin 7501.  2 vite më pas, viktima u qëllua me 20 plumba automatiku model 56 nga babë e bir. Pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij, e cila ka dëshmuar se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë: Çfarë bëni kështu more çuna?. Më pas e vranë me breshëri automatiku.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll