Aktualitet

Pas incidentit në QSUT dhe në Vlorë/ Zjarr në ashensorin e një pallati në Tiranë

Policia informon se nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. 

16 Maj 2022, 14:51 Nga DOSJA
Pas incidentit në QSUT dhe në Vlorë/ Zjarr në ashensorin e
Policia

TIRANË- Sërish zjarr në ashensor. Tashmë zjarri ka përfshirë ashensorin e pallatit në një kompleks pallatesh në Rrugën e Kavajës. Policia informon se nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.Si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ditën e sotme dy incidente që përfshijnë ashensorët kanë ndodhur ditën e sotme me ashensorët. Në QSUT, mbrëmjen e kaluar u bllokua ashensori me pacientin dhe barrelmbajetësin, ndërsa në Vlorë ashensori u përfshi nga zjarri mirëpo nuk la pas asnjë të lënduar. 

(a.b).dosja.al

Sondazh

Poll