Aktualitet

Plagoset ish-kandidati i PS, Kërtusha po pinte kafe në lokalin e Noizyt: U zumë para 1 muaji

Kërtusha është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani, autori nuk është arrestuar e as identifikuar.

16 Maj 2022, 16:47 Nga DOSJA
Plagoset ish-kandidati i PS, Kërtusha po pinte kafe në lokalin e
Ardit Kërtusha dhe Noizy

DURRËS- Ardit Kërtusha, 31 vjeç, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste është plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Durrës, në lokalin “Zin’s” që është në pronësi të reperit Rigels Raju të njohur ndryshe si Noizy. Kërtusha ka qenë me disa persona ne ambientet e jashtme te lokalit, në momentin që është futur një person me kapele e armë në dorë.

Ai është afruar në tavolinën ku ndodhej 31-vjeçari dhe pas një debate të shkurtër verbal e ka qëlluar atë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë. Kërtusha është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në dëshminë e tij, 31-vjeçari ka pranuar se konflikti me agresorin është i hershëm dhe se bëhet fjalë për prona. Ai është shprehur se para një muaji janë përleshur fizikisht. Nga ana tjetër, grupi hetimor policia ka nisur sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të disa objekteve përreth zones e në lokalin ku ka ndodhur ngjarja për të bërë të mundur zbardhjen e më shumë detajeve.

Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me shumë klientë që janë trembur kur kanë parë skenën. Kërtusha ka qenë kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe kandidat për kryetar të PS Durrës. Më vonë u angazhua me Partinë Demokratike. Deri më tani, autori nuk është arrestuar e as identifikuar.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll