Aktualitet

KUJDES-PAMJE TË RËNDA! Barrela ngecur në ashensor, gjaku ka "larë" pllakat e QSUT

Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.

16 Maj 2022, 14:34 Nga DOSJA

 

KUJDES-PAMJE TË RËNDA! Barrela ngecur në ashensor, gjaku ka
Pamje nga QSUT

 

TIRANË- Dalin pamjet nga brenda të rrëzimit të ashensorit në QSUT. Siç duket edhe nga fotoja, barrela pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë 80-vjeçaren që po transmetohej me të, ndërsa në pllaka duket qartë që është krijuar një pellg gjaku.

Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe barrelisti i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.

Mbrëmë, rreth orës 23 të mbrëmjes, barrelmbajtësi dhe një paciente, kanë mbetur të lënduar pas një defekti që ka ndodhur në ashensorin e spitalin ‘Nënë Tereza’. Ndryshe nga njoftimi i policisë së Tiranës, se në ashensor ishte vetëm barrelisti dhe pacientja 80-vjeçare, Qendra Spitalore Universitare thotë se pacientja shoqërohej edhe nga infermierja. Por nuk dihet sesa ka qenë numri i personave brenda ashensorit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll