Politike

VD-Ibrahimaj: Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, do ketë ndryshime

Ministrja u shpreh se do të bëhen disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore dhe për shkeljet që përbëjnë evazion tatimor.

16 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
VD-Ibrahimaj: Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se nga 1 Qershori do të hyjë në fuqi ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat që do të synojë profesionet e lira dhe bizneset e mëdha, për të shmangur evazionin fiskal si dhe të nxitet vetëdeklarimi i pagës e punonjësve. Ajo u shpreh se do të bëhen disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore dhe për shkeljet që përbëjnë evazion tatimor.

Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin. Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave. Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato qe perbejne evazion tatimor, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tani do shkojmë në 200%. Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha gjithashtu do dyfishomë masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Keto sa i perket legjislacionit tatimor. Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete. Keto penalitete i pershkallezojme jo per arsyen se duam te gjobizim bizneset, por te bejme te mundur qe mos te bejne me evazion e te nxisim me shume vetedeklarimin”, tha ministrja Ibrahimaj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll