Bota

COVID-19: 21 persona të vdekur në Korenë e Veriut

Të enjten, Pheniani njoftoi për vdekjen e parë nga koronavirusi pasi udhëheqësi Kim Jong Un urdhëroi një bllokim të rreptë kombëtar.

16 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
COVID-19: 21 persona të vdekur në Korenë e Veriut
Koreja e Veriut vendosi një bllokim mbarëkombëtar të enjten pasi konfirmoi vdekjen e saj të parë nga COVID-19.

KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka thënë se një krizë e madhe ka ndodhur pasi u raportuan 21 vdekje në ditë nga COVID-19.

Sipas Sky news, agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se 280,810 njerëz ishin në karantinë dhe 27 kishin vdekur që kur një virus me origjinë të paidentifikuar filloi të raportohej në vend në fund të prillit.

Të enjten, Pheniani njoftoi për vdekjen e parë nga koronavirusi pasi udhëheqësi Kim Jong Un urdhëroi një bllokim të rreptë kombëtar. KCNA nuk ka bërë me dije nëse ndonjë nga ata që kanë vdekur së fundmi ishte për shkak të koronavirusit.

"Përhapja e epidemisë malinje është një trazirë e madhe për vendin tonë që nga themelimi," -tha Kim në një takim urgjent të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Sipas KCNA, që nga fundi i prillit, 524,440 njerëz kanë shfaqur shenja të etheve, duke përfshirë 174,440 raste të reja të premten.

Ndërkohë KCNA ka thënë se udhëheqësi Korean ka thënë se kriza është shkaktuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e organizatave partiake.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll