Bota

'Vendosni kërkesën e Kosovës për KiE në axhendë', deputeti gjerman thirrje Italisë

Në një postim në Twitter ai i bëri thirrje Italisë, e cila ka udhëheqjen e presidencës së rradhës të KiE, që të vendosë kvrkesën e Kosovës në axhendën e takimit të rradhës i cili do të mbahet më 20 maj.

16 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA
'Vendosni kërkesën e Kosovës për KiE në
Knut Abraham

GJERMANI- Deputeti gjerman Knut Abraham, ka dalë krah aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në një postim në Twitter ai i bëri thirrje Italisë, e cila ka udhëheqjen e presidencës së rradhës të KiE, që të vendosë kvrkesën e Kosovës në axhendën e takimit të rradhës i cili do të mbahet më 20 maj.

Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar në Twitter deputeti nga CDU/CSU.

Abraham gjithashtu i kërkoi qeverisë gjermane që të mbështesë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE.

Qeveria Federale duhet ta mbështesë në mënyrë proaktive kërkesën. Çështja tani është të mos humbni kohë”, shkroi ai.

Më 20 maj Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Europës do të mblidhet në Torino të Italisë. Kjo do të jetë mbledhja e fundit me Italinë si kryesuese të Presidencës së Këshillit të Europës.

Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Europës, gjë e cila shkaktoi reagimin e Serbisë e cila kërcënoi me një fushatë për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së saj.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll