Aktualitet

Aksidenti tragjik në Orikum-Kaninë, policia: Viktimat 28 dhe 32 vjeç

Drejtuesi i mjetit, banues në Kavajë ishte 32-vjeç, ndërsa pasagjeri banues në Lushnje, ishte 28-vjeç.

16 Maj 2022, 13:36 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Orikum-Kaninë, policia: Viktimat 28 dhe 32
Aksidenti

VLORË- Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në bypassin Orikum-Kaninë. Mësohet se dy personat që ndërruan jetë janë drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri. Drejtuesi i mjetit, banues në Kavajë ishte 32-vjeç, ndërsa pasagjeri banues në Lushnje, ishte 28-vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/DOSJA.AL

Sondazh

Poll