Aktualitet

Drejtori i Antimafies italiane: Mafia shqiptare po punon për kalabrezët e “Ndrangheta-s”

Maurizio Vallone u shpreh se zona gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara.

16 Maj 2022, 13:14 Nga DOSJA
Drejtori i Antimafies italiane: Mafia shqiptare po punon për
Maurizio Vallone

ITALI- “Mafia shqiptare ka nënkontraktuar menaxhimin e trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta në Liguria”. Kështu u shpreh Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s në Itali gjatë vizitës në qytetin e Genovas në prezantimin e eventit mbi 30 vjetarin e DIA, Departamentit të Antimafias Italiane.

"Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t'i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit."

Duke folur për portin e Genovas, një nga portat më të rëndësishme në kufijtë detarë italianë, Maurizio Vallone u shpreh se zona gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara.

"Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje,"- tha ai.

Për Drejtorin e Antimafias Italiane, krimi i organizuar, goditet dhe përmes sekuestrimeve që ndihmojnë në dëmtimin e veprimtarisë së organizatave kriminale.

Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale. Klanet ndranghetiste të vendosura prej kohësh në këtë territor kanë zënë rrënjë, e prej vitesh janë baza logjistike për importimin e kokainës. Që prej viteve '50 ky rajon u bë një vend joshës për krimin e organizuar si për strukturën ekonomike në lulëzim, ashtu dhe për pozicionin gjeografik strategjik si një udhëkryq lidhës me si me Europën, ashtu edhe me Italinë e Veriut.

Marrë nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...