Bota

Mbretëresha Elizabeth II, merr pjesë në festën e saj të Jubileut Platinum (Foto)

Të ftuar në festë ishin disa prej yjeve të Hollywoodit si aktorja Dame Helen Mirren, aktori Tom Cruise dhe këngëtarja Katherine Jenkins.

16 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA

 

Mbretëresha Elizabeth II, merr pjesë në festën e saj të
Elizabeth II

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth II, mbrëmjen e djeshme ka marë pjesë në festën e saj të Jubileut Platinumit në nder të një mbretërim 70-vjeçar.Mbretëresha u shfaqë e buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Festa u zhvillua pranë kështjellës Windsor.

Të ftuar në festë ishin disa prej yjeve të Hollywoodit si aktorja Dame Helen Mirren, aktori Tom Cruise dhe këngëtarja Katherine Jenkins, të cilët performuan me artistët e tjerë nga e gjithë bota. Epoka të ndryshme të historisë britanike u shfaqën në skenë si pjesë e shfaqjes. Sipas Dailymail, mbretëresha mbërriti në festë me makinë, shihet në fotografitë e mëposhtme teksa e shoqëron djali I saj Princi Eduard.

 

Mbretëresha Elizabeth II, merr pjesë në festën e saj të
Mbreteresha gjate mberitjes ne feste

 

Cruise u shpreh se ishte një “privilegj i vërtetë" të ishe pjesë e festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës në Ëindsor.

“Ajo që ajo ka arritur është historike. Ajo ka takuar presidentë, liderë botërorë, njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Jo vetëm amerikanët, por bota e njeh dinjitetin, përkushtimin dhe mirësinë, kjo është ajo që kam ndjerë gjithmonë për të. Dikush që e kupton pozicionin e saj dhe e ka mbajtur atë gjatë një historie që ka qenë e jashtëzakonshme gjatë 70 viteve të fundit,”tha Cruise.

 

Mbretëresha Elizabeth II, merr pjesë në festën e saj të
Shfaqet e buzeqeshur gjate mbremjes

 

Madhëria e saj u shfaq në humor të mirë teksa shikonte produksionin që i bëri homazhe Madhërisë së Saj me disa prodhime të ndryshme

Mbretëresha Elizabeth II, merr pjesë në festën e saj të
Katherine Jenkins duke performuar

Mbretëresha është detyruar të anullojë një sërë fejesash në muajt e fundit dhe javën e kaluar humbi hapjen shtetërore të Parlamentit.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll