Bota

Vetëvritet 13-vjeçari në Greqi pas sfidave në Tik Tok

Autoritetet po kërkojnë përgjigje për rrethanat në të cilat 13-vjeçari nga Kato Patisia që i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes.

16 Maj 2022, 09:16 Nga DOSJA

Vetëvritet 13-vjeçari në Greqi pas sfidave në Tik Tok

GREQI- Një 13-vjeçarë në Greqi është gjetur i vdekur në dhomën e tij. I mituri është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur ambulancën e EKAB-it megjithatë ishte tepër vonë.

Autoritetet po kërkojnë përgjigje për rrethanat në të cilat 13-vjeçari nga Kato Patisia që i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes. Sipas Proto Thema, autoritet dyshojnë se shkak i vetëvrasjes është bërë aplikacioni i Tik Tok.

Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka marrë pjesë në "sfidën e ndërprerjes" së lojës online, një lojë vdekjeprurëse e platformës TikTok .

Policia e cila ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin e tij përmes celularit do të verifikohet nësë i mituri ka pasur ndonjë bisedë që shpjegon arsyet e vetëvrasjes apo ka pasur diçka tjetër që e ka shqetësuar.

Çfarë është sfida e ndërprerjes?

Sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbytin veten, me fije ose kabllo, derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të filmojnë momentin dhe më pas ta ngarkojnë atë në Tik Tok. Rreziqet e këtyre lojërave janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.

13-vjeçari ishte një sportist shumë i dashur madje sipas banorëve fundjavën e ardhshme ai do të merrte pjesë në lojërat panhelenike në Lutraki të cilat do të zhillohen tashmë në një atmosferë zie për shkak të ngjarjes tragjike.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll