Bota

Mbi 1 milionë të sëmurë me "ethe" në Korenë e Veriut, Kim Jong Un kritikon zyrtarët e shëndetësisë

Rreth 50 persona kanë vdekur, por është e paqartë se sa prej atyre rasteve të dyshuara rezultuan pozitivë për Covid.

16 Maj 2022, 08:14 Nga DOSJA

 

Mbi 1 milionë të sëmurë me "ethe" në
Foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndarjen e ilaçeve, pasi një valë e rasteve me Covid po kalon vendin. Më shumë se një milion njerëz janë sëmurë, ku sipas medias shtetërore, ka ardhur si pasojë e “etheve”. Rreth 50 persona kanë vdekur, por është e paqartë se sa prej atyre rasteve të dyshuara rezultuan pozitivë për Covid.

Sipas BBC, Kim ka vendosur kontrolle të 'fuqishme' duke përfshirë bllokime dhe kufizime të grumbullimit në vendet e punës.

Koreja e Veriut ka kapacitet të kufizuar testimi, kështu që pak raste janë konfirmuar. Koreja e Veriut ka të ngjarë të jetë veçanërisht e ndjeshme ndaj virusit për shkak të mungesës së vaksinimeve dhe një sistemi të dobët të kujdesit shëndetësor

Komuniteti ndërkombëtar ofroi furnizimin e Koresë së Veriut me miliona vaksina AstraZeneca si dhe doza të prodhuara në Kinë vitin e kaluar, por Pheniani pretendoi se e kishte në kontroll koronavirusin duke mbyllur kufijtë e saj në fillim të janarit 2020.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll