Art&Argëtim

Dua Lipa kalon fundjavën me stilistin francez: Të dua shumë...

Këngëtarja u shfaq mjaft elegante dhe e lumtur pranë stilistit ku në fotot e postuara në Instagram ata shihen duke ngrënë karkaleca deti dhe duke pirë verë së bashku me aktoren Margaret Qualleynë dhe muzikantin francez Ochin Clovis.

16 Maj 2022, 09:54 Nga DOSJA
Dua Lipa kalon fundjavën me stilistin francez: Të dua shumë...
Dua Lipa dhe Simon Porte Jacquemus

FRANCË- Këngëtarja Dua Lipa gjatë këtij muaji ka nisur turin e saj “Future Nostalgia” në Europë. Këtë fundjavë ajo performoi në Accor Arena në Paris, Francë ku pas koncertit u shoqërua me stilistin Simon Porte Jacquemus.

Këngëtarja u shfaq mjaft elegante dhe e lumtur pranë stilistit ku në fotot e postuara në Instagram ata shihen duke ngrënë karkaleca deti dhe duke pirë verë së bashku me aktoren Margaret Qualleynë dhe muzikantin francez Ochin Clovis.

Dua Lipa kishte veshur një palë pantallona të qepura dhe një xhaketë lëkure, shoqëruar me syze dielli Tom Ford dhe një unazë Bulgari.

Jacquemus postoi një sër fotosh në Instagram ku shkruajti "J'aime le vin j'aime la vie…. ”, që do të thotë "Unë e dua verën e dua jetën”. Ndërkohë këngëtarja ka komentuar duke i thënë “ Love youuuuuuuuuuu THE MOST” që do të thotë “Të dua shumë”. 

Dua Lipa kalon fundjavën me stilistin francez: Të dua shumë...

Nuk dihet nëse Dua po nis ndonjë romancë të re me stilistin pas me vëllain e modeleve Bella dhe Gigi Hadid.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll