Art&Argëtim

FOTOT- Martohen ligjërisht Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Çifti u martua në një ceremoni private, duke zgjedhur shumë pak njerëz të ishin të pranishëm.

16 Maj 2022, 08:02 Nga DOSJA
FOTOT- Martohen ligjërisht Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Kourtney dhe Travis Barker

SHBA- Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht në gjykatën në qendër të qytetit në Santa Barbara, Kaliforni, vetëm një muaj pasi mbajtën një ceremoni private martese në Las Vegas pa licencë martese. 

'TMZ' raporton se çifti u martua në një ceremoni private, duke zgjedhur shumë pak njerëz të ishin të pranishëm.

FOTOT- Martohen ligjërisht Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Çifti shkëmbyen premtimet e dashurisë në praninë e gjyshes Mary Jo 'MJ' Campbell dhe babain e Barker, Randy, të dielën. Pas martesës, çifti u fotografua duke u larguar me një makinë të zezë me një shenjë që thoshte 'sapo u martuam'.

Kourtney u pa e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër dhe me një zemër të kuqe të stolisur në bust.

FOTOT- Martohen ligjërisht Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll