Art&Argëtim

S’shkuan dot as në finale, por kanë komente! Ronela Hajati dhe ‘shokët’ ironizojnë fituesit e Eurovisionit

Ky ishte një koment ironizues nga ana e Ronelës për fituesin e Eurovizionit, teksa ajo mbështeti përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

15 Maj 2022, 10:37 Nga DOSJA
S’shkuan dot as në finale, por kanë komente! Ronela Hajati dhe
Delegacioni shqiptar dhe Kalush Orchestra

TIRANË-Këngëtarja Ronela Hajati, nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me fitoren e ‘Kalush Orchestra’ në festivalin europian por ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin!?).

S’shkuan dot as në finale, por kanë komente! Ronela Hajati dhe
Postimi i Ronela Hajatit

Ky ishte një koment ironizues nga ana e Ronelës për fituesin e Eurovizionit, teksa ajo mbështeti përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese. Edhe stilisti Niko Komani dhe këngëtari Ardit Çuni ironizuan fituesit ukrainas në rrjetet sociale. Sipas Arditit, ishte lufta që fitoi dhe jo muzika.

“Le të fitojë lufta. Më falni duhet të ishte le të fitojë muzika. Në fund të ditës duhet të kishte qenë një kompeticion muzikor.” 

S’shkuan dot as në finale, por kanë komente! Ronela Hajati dhe
Postimi i Ardit Çunit

Niko ka shkruar me ironi: “Çfarë surprize“.

S’shkuan dot as në finale, por kanë komente! Ronela Hajati dhe
Postimi i Niko Komanit

Ronela Hajatri përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ‘Eurovizion 2022’, me këngën ‘Sekret’, por kënga e saj nuk kaloi në gjysëm finale. Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë. Ndërsa votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll