Art&Argëtim

‘Mos iu afroni tavolinës!’- Maneskin ironizojnë polemikat pas rikthimit në “Eurovision”

Pasi performuan këngën e tyre të re ‘Supermodel’ gjatë finales të së shtunës në ‘PalaOlimpico’ të Torinos, Damiano nuk mund të mos lëshonte një thumb për polemikat e krijuara.

15 Maj 2022, 15:47 Nga DOSJA
‘Mos iu afroni tavolinës!’- Maneskin ironizojnë polemikat
Maneskin

ITALI- Vokalisti i Maneskin, Damian David nuk e kurseu një ironi lidhur me polemikat e vitit të kaluar se ata po konsumonin kokainë gjatë kohës që prisnin votimet në “Eurovision” e shkuar.

Pasi performuan këngën e tyre të re ‘Supermodel’ gjatë finales të së shtunës në ‘PalaOlimpico’ të Torinos, Damiano nuk mund të mos lëshonte një thumb për polemikat e krijuara.

“Argëtohuni dhe mos iu afroni tavolinës djema! Mos e bëni!,”-tha ai duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Pas polemikës së vitit të kaluar, ku u akuzua se po thithë kokainë në tavolinë, grupi u detyrua të mohonte akuzat, me Damiano që tha se Thomas Raggi, kitaristi i grupit, thjesht kishte thyer një gotë në dhomën e gjelbër.

Marrë nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll