Art&Argëtim

Me qese në dorë! Kryeministri Rama kapet duke blerë domate (Qershitë janë shtrenjtë)

I veshur me bluzë të bardhë, Rama është fotografuar në një market të kryeqytetit duke mbushur qesen në stendën e frutave dhe perimeve.

15 Maj 2022, 17:40 Nga DOSJA
Me qese në dorë! Kryeministri Rama kapet duke blerë domate
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke bërë pazaret edhe njëherë tjetër duke treguar anën e tij të përkujdesjes.

I veshur me bluzë të bardhë, Rama është fotografuar në një market të kryeqytetit duke mbushur qesen në stendën e frutave dhe perimeve.

Me qese në dorë! Kryeministri Rama kapet duke blerë domate
Edi Rama duke blerë

Në plan të parë, siç duket në foton e “Oranews”, duket sikur po blen domate, por nuk mund të dallohet qartësisht. Ndryshe nga ditët e tjera që udhëton, këtë të dielë duket se Rama po e kalon në Tiranë.

Po ç’ka ndërmend të gatuajë vallë? Ndonjë supë apo sallatë? Mbase ia nxjerr bashkëshortja në Instagram… Nejse meqë është aty nuk bën keq që të shohë edhe sa kanë vajtur çmimet, sepse një kile qershi kushton më shumë se nafta. Ta shohë njëheë se mbase ngre bord edhe për fruta perimet. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll