Art&Argëtim

Ç'ndodhi në Eurovision? 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, reagon EBU-ja

Njoftimi u bë publik sot, por nuk janë zbuluar emrat e jurive që votuan padrejtësisht. 

15 Maj 2022, 16:28 Nga DOSJA
Ç'ndodhi në Eurovision? 6 vende tentuan të manipulonin
Foto ilustruese

ITALI- “Bombë” nga EBU për "Eurovision 2022". Unioni Evropian i Transmetuesve identifikoi modele të parregullta votimi në rezultatet e gjashtë jurive dhe bëri lëvizjet e nevojshme për të siguruar një rezultat të sigurt. Njoftimi u bë publik sot, por nuk janë zbuluar emrat e jurive që votuan padrejtësisht. 

"Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna votimi të ngjashme). Ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovision dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet dhe/ose rezultatin të votimit,"-thuhet në deklaratën zyrtare. 

Fitues i edicionit të 66-të të festivalit europian u shpall shteti i Ukrainës, i përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania”. Vendin e dytë e mori Mbretëria e Bashkuar, ndërsa në të tretin u rendit Spanja me Chanel. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll