Art&Argëtim

'Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen', Albërie Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin për Eurovisionin

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.

15 Maj 2022, 14:24 Nga DOSJA
'Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen', Albërie
Alberie Hadergjonaj

KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Eurovision ku fitues u shpall grupi nga Ukraina me këngën Stefania, ndërsa Shqipëria pas tri vitesh nuk arriti të kualifikohej në finale.

Të shumtë kanë qenë kolegët dhe artdashësit që kanë kritikuar performancën e Ronela Hajatit me këngën 'Sekret' e duket se një nga to është edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj.

Në një story në Instagram Albëria ka thumbuar Ronelën, pasi ka publikuar përfaqësimin që Rona Nishliu bëri për Shqipërinë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.

Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

Hadërgjonaj ka qenë fituese e Festivalit të RTSh-së në vitet kur ende nuk ishim pjesë e Eurovisionit dhe hera e fundit kur ajo tentoi të merrte pjesë në garën për ta përfaqësuar vendin në Eurovision, ka qenë dhjetori i vitit 2019 me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua” – vit në të cilin fituese doli Arilena Ara.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll