Art&Argëtim

'Nuk rrinë rehat', policia italiane parandalon sulmet kibernetike të hakerëve pro-rusë gjatë Eurovisionit

Policia italiane sqaroi se gjatë procedurave të votimit dhe daljeve të konkurrentëve parandaloi sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së rrjetit nga grupi i hakerëve “Killnet” dhe filiali i tij “Legion”.

15 Maj 2022, 10:54 Nga DOSJA
'Nuk rrinë rehat', policia italiane parandalon sulmet
Hacker, foto ilustruese

ITALI- Policia italiane parandaloi sulmet kibernetike nga grupet e hakerëve pro-rusë gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales, të shtunën, të Eurovision Song Contest në Torino.

Policia italiane sqaroi se gjatë procedurave të votimit dhe daljeve të konkurrentëve parandaloi sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së rrjetit nga grupi i hakerëve “Killnet” dhe filiali i tij “Legion”.

Më 11 maj, "Killnet" mori përgjegjësinë për një sulm në faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë Senatin, dhoma e lartë e parlamentit italian, dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (ISS), njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelet e alarmit në pritje të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj sistemeve të informacionit dhe infrastrukturës.

Orkestra ukrainase Kalush fitoi dje në Eurovizion me këngën "Stefania", duke shijuar një valë mbështetjeje publike, ndërsa fitoren e përshëndeti presidenti Volodymyr Zelensky.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll