Art&Argëtim

Komediani Chris Rock: Besoni të gjitha gratë, përveç Amber Heard

Chris theksoi se është e rëndësishme t’u besoni të gjitha grave teksa përjashtoi aktoren Amber Heard.

15 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
Komediani Chris Rock: Besoni të gjitha gratë, përveç Amber
Chris Rock dhe Amber Heard

SHBA- Komediani Chris Rock, gjatë një shfaqjeje humoristike në Londër të enjten, shprehu mendimin e tij mbi gjyqin e vazhdueshëm të aktorit Johnny Depp dhe aktores Amber Heard.

Sipas mediave të huaja, komediani preku shkurtimisht polemikën për shuplakat e Oscars, ai filloi të fliste më pas për Heard pas disa prej zbulimeve në gjyq. Chris theksoi se është e rëndësishme t’u besoni të gjitha grave teksa përjashtoi Heard.

“Besoni të gjitha gratë… përveç Amber Heard. Kush dreqin është ajo? Ajo kreu nevojat personale në shtratin e tij! Ajo nuk është mirë. Në momentin që ti bënë këtë veprim në shtratin e dikujt, thjesht je fajtore për gjithçka. … Çfarë dreqin po ndodh atje? Dhe pas kësaj ata patën një lidhje. Unë kam qenë me disa femra të çmendura, por dreq,” tha Chris.

Reagimi i tij vjen kur më parë pretendohej se Heard kishte kryer nevojat në shtratin e çiftit gjatë një debati, akuza fitoi interes sërish kur u përmend gjatë gjyqit për shpifje të Depp. Muajin e kaluar, Depp tregoi edhe një fotografi të shtratit pas incidentit.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll