DINAMIKA- Atentati në Lezhë, dy kushërinjtë heshtin në Polici: S'kemi konflikte! (PISTAT)
Pa e besuar ende që është gjallë, Blerim Preçi del i pari nga makina, ndërsa i afrohet një person që e këshillon të futet në lokal, ndërsa e qetëson duke shtuar se ka telefonuar ambulancën dhe Policinë.
LEZHË- “A kam plumba në kokë a kun’?,”-ky është reagimi i parë i Blerim Preçi që ka dalë nga makina duke prekur trupin pa e besuar edhe vetë që ishte gjallë. Mbrëmë, rreth orës 20:05, Blerimi bashkë me të afërmin e tij, Klisman Preçi po qarkullonin me mjetin e tyre në Ishull Lezhë, kur një mjet u afrohet dhe qëllon me breshëri ndaj makinës së tyre Mercedes Benz tip 'ML'. Pa e besuar ende që është gjallë, Blerim Preçi del i pari nga makina, ndërsa i afrohet një person që e këshillon të futet në lokal, ndërsa e qetëson duke shtuar se ka telefonuar ambulancën dhe Policinë. Pas e ndjek edhe kushëriri i tij.
Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar. Vetëm të shoqëruar. Gjatë gjithë natës, Policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve të cilët pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit me një 'Audi' ngjyrë gri. Të shoqëruar janë rreth 10 persona, disa prej tyre kanë parë gjithë ngjarjen, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje të vlefshme për të sjellë kapjen e autorëve.
Por as dy personat që iu rrezikua jeta duket se nuk kanë parë asgjë të vlefshme, ose dhe nëse e kanë bërë duket se kanë zgjedhur që të mos tregojnë. Blerim dhe Klisman Preçi, të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjester e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.
Në Shqipëri Preçi nuk ka precendentë penale, por pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek e shkuara e tij dhe të vëllait në vendet e Bashkimit Evropian. Megjthatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë “probleme” edhe në Shqipëri. Deri më tani, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, e po ashtu janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Ngacmonte 14-vjeçare/ U demaskua nga "Piranjat", Policia shpall në kërkim pedofilin nga Devolli
Ardian Barolli KORCË- Ardian Barolli, 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devollë është shpallur në kërkim...
Së shpejti bazë për NATO! 67 vite nga krijimi i Regjimentit i Parë, piloti tregon sfidat
Faslli Spahiu TIRANË- Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar që në vitin 1995 ...
Kërkoi 8 mijë € për Hipotekën e një hoteli, GJKKO lë në qeli ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës
Foto ilustruese TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit, &eu...
Aksident gjatë natës Fushë Krujë, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi
Kamioni i aksidentuar KRUJË- Një trajler, gjatë natës është aksidentuar në aksin e vjetër rrugor Droje- Fush&e...
VD- 3 orë monitorim nga ajri! GdF kontroll me helikopter për parcela me kanabis në Veri të vendit
Pamje nga aksioni i Policisë TIRANË- Prej datës 1 maj, paralelisht me kontrollin në terren, Guardia di Finanza italiane po patrull...
I jepnin gaz pa limit! I kap në shkelje "makina inteligjente", kush janë 5 'Schumacher-at' e Kuvendit
Foto ilustruese TIRANË- Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonj&eu...
“A kam plumb kun?'”/ Momenti kur shënjestra e atentatit në Lezhë del nga mjeti i shokuar
Pamje nga atentati TIRANË- Atentati i një nate më parë ndaj kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi në Lezhë vijon ...
I plagosur me kaçavidë në qafë/ I riu shkon vetë në spitalin e Sarandës, largohet pasi mjekohet
Foto ilustruese nga spitali i Sarandës SARANDË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmë gjatë orëve të para të mën...
I kanë mbetur edhe 10 muaj burg, Safet Bajri kërkon lirinë: S'përfshihem më në krime...
Safet Bajti TIRANË- Safet Bajri kërkon lirinë nga Gjykata e Tiranës. Kur edhe më pak se 10 muaj i kanë mbetur për të...
Parku i Butrintit/ Tare: UNESCO kërkon listën e Autoritetit Shtetëror që do të Administrojë këtë Pasuri Botërore
TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Ai ka ndarë letrën qe UNESCO i ka ...
