Aktualitet

Ngacmonte 14-vjeçare/ U demaskua nga "Piranjat", Policia shpall në kërkim pedofilin nga Devolli

Policia ka bërë me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.

15 Maj 2022, 12:46 Nga DOSJA
Ngacmonte 14-vjeçare/ U demaskua nga "Piranjat", Policia shpall
Ardian Barolli

KORCË- Ardian Barolli, 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devollë është shpallur në kërkim pasi kishte ngacmuar një vajzë të mitur. Barolli, u demaskua nga emisioni “Piranjat” si pedofil pasi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale një të miture, vetëm 14 vjeçe. Policia ka bërë me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, por ende nuk është kapur. 

Njoftimi i Policisë Devoll

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat” në ABC Neës Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij”

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll