Aktualitet

I jepnin gaz pa limit! I kap në shkelje "makina inteligjente", kush janë 5 'Schumacher-at' e Kuvendit

Po ashtu, si “Schumacher” kanë ecur edhe deputetët e Kuvendit, duke tejkaluar shpejtësinë nga 40 mbi normën e lejuar deri në 130 km.h/.

15 Maj 2022, 11:21 Nga DOSJA
I jepnin gaz pa limit! I kap në shkelje "makina inteligjente",
Foto ilustruese

TIRANË- Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjës të administratës, janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Makina inteligjente e vendosur në akset e qyteteve, në rrugët interurbane dhe në autostradën e Kombit, në vetëm një javë ka kapur me shkelje për tejkalim shpejtësie, përdorim telefoni apo mosvendosje të rripit të sigurimit, 30 mjete në pronësi të efektivëve të policisë.

Po ashtu, si “Schumacher” kanë ecur edhe deputetët e Kuvendit, duke tejkaluar shpejtësinë nga 40 mbi normën e lejuar deri në 130 km.h/. Sipas gazetarit Arsen Rusta, i cili shkruan për ReportTV, të gjithë kanë marrë gjobë, madje u janë hequr pikë edhe nga patentat. Por megjithatë deri më tani nuk janë bërë me dije emrat e personave që kanë shkelur ligjin. Deputetët janë ata që kalojnë çdo masë në Kuvend dhe vendosin ligjet, por duket se janë edhe të parët që i thyejnë ato.

Por çfarë është makina inteligjente?

Ajo ka hyrë në përdorim që nga viti 2021 në Shqipëri. Është një pajisje radar, e prodhuar në vitin 2020 dhe shërben për matjen e shpejtësisë. Ajo konstaton mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe përdorimin e aparatit celular. Gjithashtu arrin të kapë deri në 6 korsi njëherësh dhe transferon në serverat e policisë. Kjo makinë ka si qëllim shkëputjen e kontaktit mes punonjësve të policisë dhe shoferëve në shkelje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll