Aktualitet

I plagosur me kaçavidë në qafë/ I riu shkon vetë në spitalin e Sarandës, largohet pasi mjekohet

Pasi është plagosur, 38-vjeçari Rumani ka shkuar vetë në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve dhe më pas është larguar.

15 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA
I plagosur me kaçavidë në qafë/ I riu shkon vetë
Foto ilustruese nga spitali i Sarandës

SARANDË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmë gjatë orëve të para të mëngjesit në Sarandë, ku një 38-vjeçar është lënduar me kaçavidë. I plagosuri i identifikuar si Erlind Rumani, është paraqitur me plagë në qafë rreth orës 02:30. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3 pranë vendit të quajtur ‘Plazh i Ri’. Pasi është plagosur, 38-vjeçari Rumani ka shkuar vetë në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve dhe më pas është larguar.

Sipas policisë, 38-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me një person tjetër, për të cilin po punohet për ta identifikuar dhe arrestuar.

“Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia.

Ndërkohë që ende nuk dihet as përse ka nisur përplasja mes tyre, ndërsa i plagosuri deri më tani nuk rezulton si person që ka pasur më herët probleme me ligjin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll