Bota

Aborti në Kroaci, mijëra protestojnë kundër ndërprerjes së shtatëzanisë

Prej vitesh është rritur shqetësimi se procedura po bëhet më pak e disponueshme në vendin ballkanik për shkak të presionit të Kishës Katolike dhe aktivistëve.

15 Maj 2022, 11:36 Nga DOSJA

 

Aborti në Kroaci, mijëra protestojnë kundër ndërprerjes
Mijëra aktivistë kundër abortit

KROACI- Aktivistët kundër abortit kanë protestuar në Zarberg ditën e shtunë për debatin më të ashpër rreth të drejtave riprodhuese në vend. Ndërsa aborti është i ligjshëm, rritja e presionit fetar do të thotë që shumë mjekë po refuzojnë të kryejnë ndërprerjen e shtatzënisë. Protesta të shtunën erdhi pasi mijëra u mblodhën për të mbështetur një grua të cilës iu refuzua aborti pavarësisht se u diagnostikuan problemet e fetusit.

Sipas BBC, autoritetet shëndetësore kroate i kanë dhënë tani lejen gruas për ndërprejen e shtatëzanisë. Pas ‘ngritjesë’ së popullit në protestë, një komision mjekësor vendosi javën e kaluar se kushtet mjekësore dhe ligjore për procedurën ishin përmbushur. Por ajo tha se gruaja do të duhej të udhëtonte në Slloveninë fqinje për procedurën.

Prej vitesh është rritur shqetësimi se procedura po bëhet më pak e disponueshme në vendin ballkanik për shkak të presionit të Kishës Katolike dhe aktivistëve.

Abortet janë të ligjshme në vend dhe lejohen pas javës së dhjetë të shtatzënisë nëse ka rreziqe serioze shëndetësore për nënën ose fetusin. Kroacia u bë një vend i pavarur në 1991 dhe, që atëherë, grupet konservatore dhe fetare kanë rritur presionin për të ndaluar abortin.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll