Bota

Një sulm raketor ka goditur rajonin perëndimor të Ukrainës mëngjesin e sotëm

Maxim Kozitsky tha se aktualisht nuk ka asnjë informacion për numrin e personave të vrarë apo të plagosur. 

15 Maj 2022, 10:00 Nga DOSJA

Një sulm raketor ka goditur rajonin perëndimor të Ukrainës

 

UKRAINË-Kryetari i Bashkisë së Lviv Maxim Kozitsky, ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një sulm raketor ka goditur disa infrastruktura ushtarake në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Sipas Sky News, në një postim në Telegram, Maxim Kozitsky tha se aktualisht nuk ka asnjë informacion për numrin e personave të vrarë apo të plagosur. 

“Shkalla e shkatërrimit është duke u sqaruar”, ka shkruar Kozitsky.

Sot është dita e 80-të e luftës, miliona njerëz do të vdesin nga uria nëse Rusia nuk lejon eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuara.Lufta do të përfundojë deri në fund të vitit 2022, tha kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll