Bota

Kryetari i VMRO-DPMNE-së: Mund të kemi edhe kandidatë shqiptarë për deputet

Mickoski, përsëriti qëndrimin se subjekti i tij në zgjedhjet e ardhshme synon të paktën 61 deputet, ndërsa përparësi në bashkëqeverisje do të ketë opozita shqiptare.

15 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA

Kryetari i VMRO-DPMNE-së: Mund të kemi edhe kandidatë

MAQEDONI- Partia maqedonase VMRO-DPMNE-ja planifikon që në listat e ardhshme për deputetë të ketë edhe kandidatë shqiptarë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski, tha se është në kontakt me disa shqiptarë dhe kandidatë potencial nga bashkësitë e tjera etnike.

Sipas mediave vendase, synimi i opozitës maqedonase është që në këtë mënyrë, sikur se LSDM-ja t’i afrohet shumicës së kualifikuar apo ndryshe të njohur si parimi i badenterit. Mickoski, përsëriti qëndrimin se subjekti i tij në zgjedhjet e ardhshme synon të paktën 61 deputet, ndërsa përparësi në bashkëqeverisje do të ketë opozita shqiptare.

“Pse jo? Pse jo, kur ne kemi anëtarësi nga të gjitha bashkësitë etnike. Maqedonia është e të gjithë njerëzve. Kjo është fushata jonë. Secili që ka ambicie, kualitete dhe përgjegjësi për të punuar për Maqedoninë dhe jo të turpërohen si ata ministrat që u vjen turp të tregojnë se janë ministra maqedonas dhe turpërohen të fotografohen pranë flamurit maqedonas, janë të mirëseardhur. Unë i inkurajoj dhe ju them se kam kontakte me disa prej tyre shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, vlleh etj,” tha Mickoski.

Pavarësisht se kërkon të sigurojë badenterin, Mickoski i qëndron edhe idesë për heqjen e badenterit bashkërisht me përcaktimin 20 për qind dhe mekanizimin e balansuesit gjatë punësimeve.

Badenteri është kategori kushtetuese e vendosur me Marrëveshjen e Ohrit me të cilën sigurohet mbështetja me votim të dyfishtë nga ana e deputetëve nga komunitetet jo shumicë në Kuvend për ligjet sistematike që prekin interesat e komuniteteve.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll