Bota

Era e rëndë alarmoi banorët, policia thyen derën dhe gjen një trup të pajetë në Prizren

Pasi Policia e Prizrenit ka shkuar në vendngjarje ka thyer derën e banesës ku më pas ka konstatuar tr5upin e pajetë tv një burri.

15 Maj 2022, 09:24 Nga DOSJA
Era e rëndë alarmoi banorët, policia thyen derën dhe gjen
Foto ilustruese

KOSOVË- Era e rëndë që vinte prej ditësh nga një banesë në Prizren të Kosovës ka bërë që banorët e zonës të njoftojnë policinë.

Pasi Policia e Prizrenit ka shkuar në vendngjarje ka thyer derën e banesës ku më pas ka konstatuar tr5upin e pajetë tv një burri.

Sipas njoftimit të policisë nuk dihen ende shkaqet e vdekjes dhe sa kohë kishte trupi i pajetë në shtëpi, ndërkohë që është dërguar në morgun e qytetit për autopsi.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll