Bota

“Nuk do lejoj cënimin e integritetit territorial”, Vuçiç thotë se ka presion që Serbia të njohë Kosovës

Vuçiç theksoi se në këtë moment Serbia nuk dëshiron të thotë se cilat katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Ai nuk e fsheh se ka një presion të madh që Serbia të njohë Kosovën. 

15 Maj 2022, 11:21 Nga DOSJA
“Nuk do lejoj cënimin e integritetit territorial”,
Aleksander Vucic

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç konfirmoi se 4 shtete kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës por se nuk mund të tregojë se kush.

Vuçiç theksoi se në këtë moment Serbia nuk dëshiron të thotë se cilat katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Ai nuk e fsheh se ka një presion të madh që Serbia të njohë Kosovën. 

"Çfarë të bëjmë? Kur mendojmë se është më e zgjuara të dalim me të, do ta bëjmë. Do t'ju tregoj katër nota diplomatike, por do t'i mbuloj emrat. Nuk do ta jap me asnjë çmim integritetin territorial të Serbisë!"tha Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll